MENU
klinika

E pranishme dhe Arta Marku

KED interviston sot 5 kandidatët për Kushtetuese

09.08.2019 - 11:06

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të intervistojë sot 5 kandidatët e tjerë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Një nga pretendentët për Kushtetuese synon edhe postin për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, organ për të cilin KED pritet të vendosë në mbledhjen e sotme nëse do të vijojë intervistat me 4 anëtarët e përzgjedhur apo do të hapë garen për anëtarin e 5, ashtu siç e parashikon ligji.

Gjashtë kandidatët për Kushtetuesen garojnë për katër vende vakante. I pari që kaloi në sitën e KED ishte Besnik Muçi, i cili mbylli të mërkurën intervistimin.

Sot do të pyeten Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti dhe Marsida Xhaferllari.

Të pranishëm në seancën e intervistimit të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese janë edhe kryeprokuroja Arta Marku, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca dhe këshilltari ligjor i Presidentit Bled Dervishi.