MENU
klinika

Anthony Joshua kërcënon rivalin

“Këtë herë s’do të ngrihet në këmbë pasi ta hedh KO”

29.08.2019 - 18:06

Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka shansin që të rimarrë titujt e këtij Divizioni në revanshin që do të zhvillojë më 7 dhjetor ndaj meksikanit Andy Ruiz Jr.

Ky duel do të zhvillohet në Abu Dhabi, në një “fushë asnjanëse” për të dy boksierët, por që pritet të mbushë mjaft xhepat e tyre.

Joshua, 22 fitore e 1 humbje në karrierë, beson se këtë herë do të tregohet më i kujdesshëm. Pas zyrtarizimit të revanshit ai thotë. “Nuk do të përsëris gabimin e duelit të parë.

Më 1 qershor pata shansin ta fitoj sfidën, kur e hodha Ruiz “KO” në raundin e tretë, por tolerova.

Këtë herë do të sigurohem që kur të bjerë në tapet të mos ngrihet më”, tha Joshua.