MENU
klinika

Paralajmërimi i kampionit

Khabib: Kurrë paqe me McGregor, nëse e shoh në rrugë…

31.08.2019 - 13:03

Kampioni i peshës së lehtë në UFC Khabib Nurmagomedov ka dhënë një intervistë të gjatë për ESPN në prag të rikthimit të tij. 

Rusi do të ndeshet me Dustin Porier fundjavën e ardhshme. Gjatë intervistës, ai është pyetur edhe për rivalitetin me Conor McGregor, të cilin e mposhti tetorin e kaluar në UFC 229.

“Megjithëse ndeshja brenda kafazit mbaroi, ajo nuk mjafton. Ajo që kemi mes nesh nuk ka për t’u zgjidhur kurrë.

Edhe nëse e shoh diku, do të plasë sherri, 100%. Nuk ka rëndësi nëse dikush prej nesh shkon në burg. Nuk më intereson. Ne jemi të parët. Ne mposhtëm atë, mposhtëm edhe ekipin e tij.

Ai shkon në spital, ne shkojmë në burg.”