MENU
klinika

Deklarata e gjermanit

Klopp ‘injoron’ Mourinhon: Nuk ka kuptim të…

13.08.2019 - 21:10

Në prag të sfidës ndaj Chelsea, e vlefshme për Superkupën e Europës, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka bërë përbledhjen e situatës në kampin e tij, duke analizuar edhe kundërshtarin, teksa nuk ka lënë pa komentuar edhe fjalët e Mourinho.

“Nuk e dija që të gjithë prisnin fitoren tonë! Duke lënë shakatë mënjanë, nuk duhet të mendojmë për opinionet e njerëzve. Pamë ndeshjen mes Manchester United dhe Chelsea, ku “Blutë” luajtën një ndeshje të mirë. Kanë humbur Hazard, por kanë një trajner të ri. Është një skuadër shumë interesante. Vitin e kaluar Lampard udhëhoqi skuadrën e tij drejt një loje shumë të mirë”, deklaroi Klopp.

“Nuk kam asnjë ide nëse Lovren do të largohet nga klubi ose jo, të shohim në të ardhmen. Nëse ndokush beson se Chelsea nuk është një skuadër me nivel, atëherë gabohet rëndë. Stambolli përfaqëson një fushë special për Liverpool, është gjithmonë një vend i bukur për të luajtur”, vijoi trajneri gjerman.

“Ishte më në fund koha që të kishim një arbitër femër, në Gjermani jam përballur me shumë. Jam i lumtur që bëj pjesë në këtë moment historik. Është një vendim i mençur. Nuk ka kuptim të flas për ato që ka thënë Mourinho. është opinion i një trajneri që ka fituar shumë. City është favorite për Premier League dhe ne duhet të punojmë shumë për t’i mundur”, përfundoi trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin