Është konstituuar këshilli bashkiak si dhe njëherësh është zhvilluar ceremonia e betimit të kryetarit të ri në bashkinë e Peqinit. Përfaqësuesit të PS , Lorenc Tosku ,të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit të këtij viti duke pasuar Sajmir Hasallën e PDIU.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe figura të tjera të rëndësishme të mazhorancës .Zhvillohet Ceremonia e Konstituimit te Këshillit te Bashkisë Peqin.
Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla gjatë fjalës së tij theksoi se këshilltarët e bashkisë duhet të kujdesen që të sillen denjësisht në zyrat e bashkisë dhe në mbledhjet e Këshillit, apo të institucioneve të tjera përkatëse ku të ndjekin me përgjegjësi zgjidhjen e hallit të çdo banori, propozimet e çdo lagje, fshati dhe komuniteti.
“Ju këshilltarët e bashkisë duhet të kujdeseni që të sillni në zyrat e bashkisë dhe në mbledhjet e Këshillit, apo të institucioneve të tjera përkatëse hallin e çdo banori, propozimet e çdo lagje, fshati, komuniteti, sikletet e çdo sipërmarrësi të madh, apo të vogël.
Kryetari i ri Bashkisë Lorenc Tosku është i vetëdijshëm në ushtrimin e këtij mandati të ri për barrën e jashtëzakonshme që ai përfaqëson. Peqini nuk duhet të jetë i ndarë në mes partive politike, por i bashkuar në punët e rëndësishme ku patjetër unë gjej rastin të theksoj projektet e mëdha në infrastrukturë e bujqësi, por edhe vijimi i Rilindjes Urbane të qytetit të Peqinit. Dua ta falenderoj Kryetarin në largim Saimir Hasalla për punën e tij në katër vitet e shkuara”-tha Balla.
Kryebashkiaku i ri i Peqinit pas ceremonisë së betimit duke folur për herë të parë si i mandatuar zyrtarisht në këtë detyrë u angazhua se në rrugëtimin e vështirë të qeverisjes së kësaj bashkie në katër vitet e ardhshme do të bëjë gjithçka të mirë të mundshme që jeta e çdo familje në zonën urbane dhe ato rurale ta ndjejë më shumë se çdo herë tjetër përmirësimin e cilësisë së shërbimeve , përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës, përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe çdo aspekti tjetër të jetës si në aspektin arsimor,social, kulturor,shëndetësor, ekonomik, sportiv etj.