MENU
klinika

Mandati i dytë radhazi

Konstituohet këshilli i ri, betohet kryebashkiaku i Librazhdit

01.08.2019 - 10:37

Është betuar sot kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra si dhe është konstituuar këshilli i ri bashkiak

Gurra ka marrë sot zyrtarisht mandatin e dytë rradhazi, që erdhi pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Mësohet se në detyrën e kryetarit të këshillit bashkiak është zgjedhur Shefki Bahiti.

Kujtojmë se zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan pa pjesëmarrjen e partive opozitare.