MENU
klinika

Nëna lë pas foshnjën 2-muajshe

Kosovari godet me thikë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj

18.08.2019 - 18:48

Një kosovar 43-vjeçar ka goditur me thikë ish-bashkëshorten e tij dhe partnerin e saj nga Afganistani duke i lënë të vdekur në vend.

Sipas mediave gjermane, nëna 32-vjeçare ishte me partnerin e saj në garazhin e një stacioni treni kur ndodhi ngjarja dhe foshnja dy muajshe po qëndronte në makinë. Autori dhe gruaja ishin nga Kosova dhe ishin divorcuar.

Sipas “Express”, kosovari ishte i njohur për dhunën në familje dhe gruaja jetonte në strehën e grave të dhunuara në Iserlohn.

Foshnja është marrë nga policia dhe është vënë nën kujdesin e strehës së të rinjve. Sipas Agjencisë Gjermane të Shtypit, afër po organizohej një dasëm me rreth 20 persona, ku Pastori ishte kujdesur për njerëzit e tronditur nga ngjarja e tmerrshme.

Stacioni u mbyll për disa orë nga ana e policisë për të marrë informacionet e për të zbardhur ngjarjen.