MENU
klinika

Konstituohet Këshilli Bashkiak

Kryebashkiaku i ri i Sarandës betohet në hotel

06.08.2019 - 13:31

Kreu i ri i Bashkisës së Sarandës, Adrian Gurma ka marrë zyrtarisht detyrën dhe është futur në ambientet e bashkisë, tashmë si kryetar i saj.

Mësohet se betimi i tij është kryer një hotel në qytetin e Sarandës, kjo sepse të pranishëm kanë qenë shumë mbështetës dhe Bashkia nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për të gjithë.

Gjithashtu është konstituar edhe Këshilli Bashkiak i Sarandës, ku kryetar i saj është zgjedhur Asaf Stroka me 21 vota, kundrejt 8 votave të marra nga Sotir Cipa.

Kryetarja në ikje, Florjana Koka dalë nga rradhët e PS-së nuk ka qenë e pranishme në momentin e betimit të Gurmës. Krah tij, ishte deputeti Damian Gjiknuri, prefekti i Vlorës Flamur Mamaj dhe zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj.

“Nuk premtoj se do të bëj mrekullira, por Saranda e sotme do të jetë më e mirë se ajo e djeshme. Koha e fjalëve ka mbaruar, ka nisur koha e punës”, tha Gurma në fjalën e tij të parë si kryetar i Bashkisë.

Nga ana tjetër, deputeti Damian Gjiknuri tha se është i bindur se Saranda në drejtimin e Gurmës do të jetë më e mirë.

“Është një sfidë e vërtetë. Saranda është një qytet i mrekullueshëm. Një qytet që ofron shumë, por ka nevojë edhe për shumë investime dhe vëmendje, pasi shtimi i turistëve patjetër kërkon angazhime. Qeveria do ta mbështesë Sarandës, siç e ka mbështetur. Jam i bindur që do ta bëj shumë mirë këtë punë dhe shpresoj për ditë më të mira për Sarandën dhe shqiptarët”, tha Gjiknuri.

"S’jam unë autori! Kërkojeni diku tjetër kriminelin"

Çifti u gjetën të masakruar në banesë, 69-vjeçari mohon akuzat

“Çifti u godit me sende të forta dhe me mjete prerëse”

Policia sqaron dinamikën e krimit në Dropull

Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas…

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin!

"Plazhe të mrekullueshme dhe çmimet të lira"

Blogerët italianë: Shqipëria, destinacionin magjepsës