MENU
klinika

Mospranimi i pasaportave serbe

Brnabiç akuza Kosovës: S’dihet kush pi e kush paguan

07.08.2019 - 18:15

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka bërë akuza të reja në drejtim të Kosovës.

Kryeministrja Bërnabiç ka thënë se vendimi për mospranimin e pasaportave serbe me rastin e hyrjes së qytetarëve serbë në Kosovë tregon se në Kosovë nuk dihet “kush pi, e as kush paguan”.

“Më duket se kjo që bëjnë në të ashtuquajturin shtet i Kosovës është dëshmi se atje nuk dihet push pi e kush paguan”, deklaroi ajo para gazetarëve në Novi Sad.

Bërnabiç ka theksuar se kjo dëshmon se situata në Kosovë është ende e pasigurt.

“Këshilltari i ministrit të tyre të punëvë të jashtme ka thënë se është e ndaluar për shtetasit serb të kalojnë, Haradinaj ka thënë se nuk është e ndaluar, pastaj këshilltari përsëri se është”, theksoi ajo.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin