MENU
klinika

Video

Kur do hapet ‘Rruga e Arbrit’? Flet ministrja Baluku

02.08.2019 - 14:43

Rruga e Arbrit do të jetë gati dhe e aksesueshme për të gjithë përdoruesit përpara afatit të parashikuar në kontratë, ka bërë me dije Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës në faqen e saj zyrtare.

Ministrja Belinda Balluku inspektoi punimet në zonën ku po ndërtohet tuneli i Murrizit, ku u njoh me ecurinë e punimeve si dhe problematikat e hasura gjatë zbatimit të projektit.

Shtresat nëntokësore dhe formacionet shkëmbore të kësaj zone pikërisht, edhe pas studimeve të shumta të kompanisë nënkontraktore Gjoka dhe Ministrisë, kanë rezultuar të jenë shumë të dobëta, dhe për pasojë shpesh herë kanë pësuar rrëshqitje duke krijuar kështu vonesa,” është shprehur ministrja gjatë vizitës.


Por sipas shefit të grupit të punës, shumë shpejt do të vijnë pranë ministrisë dy projekte konkrete për zgjidhjen e këtij problemi për të vijuar kështu më pas me realizimin e projektit.

Në rastin e një vonese të mundshme ekziston ‘Plani B’ sipas të cilit do të krijohet një By-Pass mbi këtë tunel në rastin e pamundësisë së procedimit më tutje me projektin aktual, konfirmuan të dyja palët.