MENU
klinika

Statistikat

Kush prodhon dhe konsumon më shumë birrë në BE?

04.08.2019 - 17:10

Në Ditën Ndërkombëtare të Birrës, Gjermanët mund të festojnë pasi ishin prodhuesi më i mirë i birrës për vitin 2018 në BE me një prodhim prej 8.3 miliardë litra e cila konvertohet në 21% të prodhimit të përgjithshëm të BE-së.

Vendi i dytë që prodhoi sasinë më të madhe të birrës brenda BE-së ishte Mbretëria e Bashkuar me 12% të prodhimit të përgjithshëm të bllokut, e ndjekur nga Polonia (10%), Spanja (9%). Hollanda dhe Belgjika me të njëjtën sasi (6%).

Në krahasim me shifrat e vitit 2017, Italia ishte vendi i BE-së me rritjen më të lartë të prodhimit të birrës e ndjekur nga Hungaria (11%) dhe Republika Çeke (6%).

Mbi 39 miliard litër birrë alkoolike u prodhuan në BE, kjo është e barabartë me rreth 76 litra për banorë.

Hollanda mund të mos ketë qenë prodhuesi më i mirë por ishte eksportuesi më i mirë i birrës në vitin 2018. Ajo eksportoi 1.9 miliardë litra birra alkoolike, duke u vendosur përpara Belgjikës dhe Gjermanisë (të dyja me 1.6 miliard litra), e ndjekur nga Franca (0.6 miliardë litra) dhe Mbretëria e Bashkuar (0,5 miliardë litra).

Shtetet e Bashkuara ishin destinacioni kryesor për eksportet e birrës në vendet jo të BE-së, me 29% të eksporteve të birrës që kaluan Atlantikun për të arritur në SHBA.

Sipas statistikave nga lobi europian Brewers of Europe, Republika Çeke ishte vendi që konsumoi më shumë birrë në vitin 2017 me 138 litra për person.

Austria renditet në vendin e dytë me 105 litra për person, e ndjekur nga Gjermania me 101 litër për person./ ScanTv