MENU
klinika

'Shpëton' i preferuari i tifozëve

Conte ‘ngel në klasë’ një tjetër problematik tek Interi

07.08.2019 - 18:03

Ivan Perisic praktikisht e ka mbyllur historinë me Interin.

Trajneri Antonio Conte nuk ka marrë përgjigjet e duhura nga kroati në seancat stërvitore dhe në ndeshje miqësore, kështu që 30-vjeçari nga Spliti ka përfunduar në merkato. Conte i ka kërkuar që të luajë në të gjithë vijën anësore, por numri 44 nuk ka shfaqur shpirtin e duhur të sakrificës. Ish-trajneri i Chelsea-t i ka dhënë mundësinë të luajë edhe në sulm, duke parë situatën emergjente në këtë repart, por ky eksperiment nuk ka funksionuar.

Me pak fjalë, Ivan Perisic “ka mbetur në klasë” në të gjitha me të gjitha efektet.

Tashmë për Perisicin po kërkohet një zgjidhje, i cili pasi refuzoi ofertën së Arsenalit janarin e kaluar, tani duhet gjetur një klub i ri që mund të përmbushë kërkesat ekonomike të kroatit.

Për momentin, vetëm Monaco ka shfaqur interes, por bisedimet ende nuk kanë nisur. Drejtuesit zikaltër, për të kënaqur Conten, janë gati ta huazojnë me detyrimin e blerjes në fund të sezonit. Një gjë tashmë është e sigurt: Conte nuk ‘dëshiron ta shohë’ me sy Perisicin.

Me largimin e mundshëm të nënkampionit të botës do të buzëqeshte Matteo Politano, i destinuar të qëndrojë te zikaltrit, edhe pse nuk është se e ka befasuar Conten. Bie kështu pista e një shkëmbimi të mundshëm me Biraghin e Fiorentinës.

Ish-futbollisti i Sassuolos, nga ky moment nuk është më në merkato.