MENU
klinika

Operacioni me 19 të arrestuar

Lleshaj: Historia e kanabisit, ka mbaruar!

29.08.2019 - 20:28

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas operacionit antidrogë në Krujë, ndërsa thotë se historia e mbjelljes së kanabisit duhet konsideruar si një kapitull i “përfunduar”.

Policia e Shtetit arrestoi sot 19 persona dhe 7 të tjerë i shpalli në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

Duke përshëndetur angazhimin e Policisë së Shtetit, Lleshaj pohon se e ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe jo kanabisi.

Ministri Lleshaj në twitter:

“Operacioni i madh policor kundër kanabisit sot në Krujë është ëë tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale. Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri. E ardhmja jonë janë vlerat evropiane. Jo kanabisi! Respekt për angazhimin e Policisë së Shtetit.”, shkruan ai.