MENU
klinika

13 Tetori

LSI dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet vendore

05.08.2019 - 11:13

Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 13 tetorit të dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Ka qenë Endrit Brahimllari ai që ka dorëzuar kërkesën për regjistrim, duke njohur kështu dekretin e Presidentit Ilir Meta.

Sot është edhe afati i fundit i regjistrimit nëse zgjedhjet do të organizoheshin në 13 Tetor.

Pak ditë më parë, zgjedhje në këtë datë kërkuan edhe partitë e Fatmir Mediut dhe Agron Dukës.

Por mbledhja e thirrur nga Klement Zguri dështoi për shkak të mungesës së anëtarëve të tjerë.

Kështu, krahas çdo debati, tashmë nuk ka asnjë institucion që mund të organizojë zgjedhjet e kërkuara nga Ilir Meta.

Aq më tepër me vetëm një parti, siç është edhe rasti i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit