MENU
klinika

Madrilenët gati të paguajnë...

“Luftë” për Neymar, Barca dhe Real bëjnë lëvizjet e fundit

23.08.2019 - 12:45

Gara e fortë në merkato mes Real Madrid dhe Barcelonës për të marrë shërbimet e Neymar ka hyrë në sprintin final.

Dy klubet spanjollë, rivalë të përjetshëm po lëvizin gurët e fundit për të bindur Paris SG të lerë të lirë sulmuesin brazilian. Deri tani, parizienët kanë refuzuar ofertat zyrtare. Barcelona kërkon huazimin 2-vjeçar me të drejtë blerjen e kartonit me një çmim të paracaktuar 160 milion euro.

Nga ana tjetër, madrilenët janë gati të paguajnë menjëherë 100 milion euro plus kartonët e tre futbollistëve Gareth Bale, James Rodriguez dhe Keylor Navas.

Edhe kjo ofertë nuk është pranuar nga kampionët francezë, që pretendojnë të fitojnë 222 milion euro, aq sa shpenzuan për të transferuar “O’Ney” nga Barcelona. Fakte të njohura prej javësh, ndërsa për mediat spanjolle refuzimet nuk kanë suprizuar Barcelonën dhe Realin e Madridit. Përkundrazi, të dy klubet ishin të sigurt se kjo do të ndodhte, pasi njohin shumë mirë tregun e transferimeve.

Për këtë arsye si kampionët e Spanjës, ashtu edhe rivalët e tyre po bëjnë lëvizjet e fundit për të finalizuar atë që do të ishte goditja më e madhe në këtë sesion të merkatos së verës.

Të përditëshmet pranë Real Madrid flasin për një “lojë nervash” mes të gjitha palëve të përfshira dhe se për të mundur katalunjasit, Florentino Perez mund t’I shtojë edhe 20 milion euro të tjera ofertës së tij.

Nga ana tjetër, të përditëshmet katalunjase mbështesin optimizmin e tyre te dëshira e vetë Neymar për të luajtur sërish në krah të Lionel Messi.