22.08.2019 - 15:27
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për shtatë punonjësit e fondacionit financiar “Besa”, të cilat u arrestuan një ditë më parë për akuzën e mashtrimit dhe përfitimit të shumës 3,7 milionë euro, me anë të skemës së kredive fiktive.
Kështu gjykata ka caktuar masën arrest me burg për punonjëset; Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari, Orkida Driza, kurse për Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso është caktuar masa e sigurtisë “arrest shtëpie”.