MENU

Përfituan 3.7 mln euro

Mashtrim dhe kredi fiktive, gjykata lë në burg punonjësite fondit “Besa”

22.08.2019 - 15:27

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për shtatë punonjësit e fondacionit financiar “Besa”, të cilat u arrestuan një ditë më parë për akuzën e mashtrimit dhe përfitimit të shumës 3,7 milionë euro, me anë të skemës së kredive fiktive.

Kështu gjykata ka caktuar masën arrest me burg për punonjëset; Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari, Orkida Driza, kurse për Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso është caktuar masa e sigurtisë “arrest shtëpie”.