Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në nivelin master mund të aplikojnë pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore, në IAL-të publike dhe jopublike në datat e përcaktuara.
Më poshtë gjeni udhëzimin e sapo hyrë në fuqi të Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë në të cilin bëhen me dije dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u shpallur fitues në programin e studimit që dëshirojnë.
- Dokumentacioni
Në udhëzim theksohet se kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit, dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit, ose janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të akredituar. Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë QSHA-së brenda muajit të përcaktuar.
“Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon dokumentacionin si: diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës; diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP).
Ndërkohë, kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datë 3.11.2010, të Këshillit të Ministrave, duhet të paraqesin Dëftesën e Pjekurisë. Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.
Kandidatët e interesuar për studimet master duhet të dorëzojnë edhe formularin e aplikimit; fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë); dy fotografi personale. Sakaq shtetasit e huaj që aplikojnë duhet të dorëzojnë edhe dokumentacion shtesë si: dëshmia e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës Curriculum Vitae; si dhe deklaratën e përcaktuar në udhëzim.
- Kategoritë e veçanta
“Dokumentacion shtesë vetëm për kandidatët e kategorive të veçanta:
a) kandidati me statusin e personit me aftësi të kufizuar duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar të librezës së të verbrit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të KMCAP-së;
b) kandidati me statusin e jetimit, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror;
c) kandidati rom dhe ballkano-egjiptian, duhet të dorëzojë dhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është rom apo ballkano-egjiptian”,-thuhet në udhëzimin e ministrisë së Arsimit. Sakaq, pranë departamenteve të njësive kryesore të IAL-ve do të ngrihen komisione ad hoc sipas fushave përkatëse, për çdo program studimi të ciklit të dytë me kohë të plotë, për vlerësimin e dosjeve të kandidatëve sipas kategorive dhe përzgjedhjen në bazë të meritës të atyre kandidatëve që plotësojnë kriteret e parashikuara në aktet ligjore e nënligjore (Statut dhe rregullore) në fuqi, si dhe kriteret për çdo program studimi sipas kuotave përkatëse, të deklaruara paraprakisht nga IAL-ja.
- Konkursi
Për programet e studimit që parashikojnë konkurs për pranimin e kandidatëve, konkurrimi të zhvillohet pranë IAL-së përkatëse në datat e deklaruara nga IAL-ja respektive, bazuar në aplikimet e paraqitura nga kandidatët sipas afateve të parashikuara në këtë udhëzim.
Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarisë mësimore që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues. Kandidati nuk mund të ndjekë njëkohësisht dy programe studimi në IAL publike dhe/ose jopublike, me përjashtim të studentëve të shkëlqyer. QSHA-ja pas verifikimit i bën me dije IAL-ve mbi mospajisjen me numër matrikullimi. IAL-të shpallin publikisht hapjen e procedurave të aplikimit, datat dhe oraret e veprimeve të konkurrimit dhe të regjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për aplikim dhe regjistrim, si dhe njoftime të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve.
Këto njoftime bëhen pranë fakulteteve respektive dhe IAL-së, si dhe në median e shkruar dhe elektronike. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në IAL, brenda tri ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve. IAL-të detyrohen të shprehen me vendim të argumentuar lidhur me ankimimin brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave.
Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon dokumentacionin:
†Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë.
†Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës; diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP).
†Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datë 3.11.2010, të Këshillit të Ministrave, duhet të paraqesin Dëftesën e Pjekurisë.
†Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.
†Kandidatët e interesuar për studimet master duhet të dorëzojnë edhe formularin e aplikimit;
†Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
†Dy fotografi personale.