MENU
klinika

Çfarë përfiton Kosova?

Matthew Palmer “Speciali” i Ballkanit, e uron Thaçi

31.08.2019 - 13:10

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes profilit të tij në “Twitter” ka përgëzuar përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Departamenti Amerikan i Shtetit e caktoi Palmerin një ditë më parë si përfaqësues “special” për vendet e Gadishullit të Ballkanit

Thaçi shprehet se rolin i shtuar amerikan në Ballkanin Perëndimor do të jetë një sinjal i mirë për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.

“Mirëpres rolin në rritje të SHBA-së në integrimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit tonë në Klubin e shteteve Euro-Atlantike”, ka shkruar ai.