Prej disa ditësh në doganën e Kapshticës vijon të ketë një fluks të madh udhëtarësh si në hyrje në vendin tonë ashtu edhe në dalje.
Përgjatë 24-orëve të fundit kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 4017 persona. Ndërkohë që jashtë vendit në drejtim të Greqisë ka patur akoma më shumë udhëtarë, bëhet fjalë për 5172 persona të huaj e shqiptarë.
E njëjta situatë është edhe në doganën e Qafë-Thanës ku kanë hyrë 4636 udhëtar ndërsa kanë lënë vendin tonë 3426 persona të huaj dhe shqiptarë.
Fundi i muajt Gusht ka sjell fluks të madh në dogana edhe për faktin e largimit të emigrantëve shqiptarë në vendet ku jetojnë, por edhe të turistëve të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet.
Edhe përgjatë javës në doganën e Kapshticës dhe të Qafë – Thanës ka patur një fluks të lartë hyrjesh dhe daljesh nga vendi ynë.