MENU
klinika

FOTO/ E kishte fshehur në...

Me 32 kg drogë në makinë, arrestohet sarandioti

31.08.2019 - 20:37

Policia Kufitare në Qafë Botë ka arritur të parandalojë një rast të trafikimit të lëndës narkotike nga Shqipëria në Greqi.

Uniformat blu informojnë se kanë arrestuar një 34-vjeçar banues në Sarandës, pasi në makinën e tij janë kapur 32 kg drogë. Nga Policia Kufitare bëjnë me dije se janë duke bashkëpunuar me autoritetet greke, me qëllim që të zbulohen edhe pritësit e lëndës narkotike.

foto galeri

Njoftimi i Policisë Kufitare:

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër tentativë për  trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 32 kilogramë kanabis në një automjet.

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në bazë të analizës së rriskut kanë çuar për kontroll në vijën e dytë një automjet për të cilin dyshonin  se mund të transportonte lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në automjet duke përdorur edhe qenin antidrogë, kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, të cilët pas kontrollit të imtësishëm të automjetit, kanë gjetur dhe sekuestruar në brendësi të mjetit rreth 32 kg canabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë  drejtuesin e mjetit shtetasin :

N.R., 34 vjeç, banues në Sarandë.

Policia Kufitare ka shkëmbyer menjëherë informacion me homologët grek për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e pritësit të lëndës narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj tentative, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.