MENU
klinika

Dëshmia

“Më përdhunuan dhe më…”, turistja denoncon shqiptarët

03.08.2019 - 09:48

Dy të rinj, të moshës 23 dhe 28 vjeçare, kushërinj nga Shqipëria, por me banim në Greqi, po përballen me autoritetet e vendit fqinj pasi akuzohen se kanë abuzuar me një turiste në ishullin grek të Rodosit.

Sipas mediave greke, pas denoncimit që bëri në Polici turistja norvegjeze 19-vjeçare, dy shqiptarët u identifikuan dhe u shoqëruan në ambientet e Komisariati.

Por në dëshminë e tyre, e kanë mohuar abuzimin ndaj të resë, madje kanë thënë se gjithcka ka ndodhur me dëshirën e saj.

Ka qenë edhe avokatja e dy shqiptarëve, Maria Krikopoulou e cila e ka mbështetur pohimin e djemve dhe tha se denoncimi i norvegjezes është i qëllimshëm për të përfituar abuzivisht nga siguracionet, raporton noa.

Turistja kishte thene ne polici se u përdhunua dhe më pas dy djemtë shqiptarë e detyruan të shkojë te bankomati bashkë me ta dhe ti paguajë.

Gjykata vendosi që dy djemtë shqiptarë do hetohen të lirë.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi