13.08.2019 - 08:22
Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe i nxehtë mbizotëron në të gjithë territorin e vendit, por duke ju afruar orëve të pasdites do të ketë kalime vranësirash të lehta në ekstremin verior.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rënie të lehtë sjellë mesdita duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 19°C deri në 38°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.