MENU
klinika

Mesazhi për Kurban Bajram

Meta-politikës: Të shërojmë njëherë e mirë plagët!

11.08.2019 - 08:27

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët festojnë sot Kurban Bajramin.

Në një mesazh në “Facebook”, Kreu i Shtetit uron që kjo festë të nxisë politikanët për më shumë tolerancë, dialog gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të begatë për brezat e rinj.

Në këtë ditë të shenjtë të besimtarëve myslimanë, Meta ka dhënë dhe një mesazh të fortë për politikën, duke u shprehur se “dita simbol e sakrificës sublime na fton të ngrihemi mbi interesat personale, për të menduar më shumë për interesin e përbashkët kombëtar”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN