Merkatoja po shkon drejt mbylljes ndërsa klubet nxitojnë të bëjnë goditjet e fundit.
Drejtori i Milanit, Paulo Maldini, do të udhëtojë në Madrid për të mbyllur dëshirën e madhe të trajnerit Marco Giampaolo.
Zyrtari i “Djallit” do të takohet fillimisht me drejtuesit e Atletico Madrid-it për të biseduar në lidhje me kalimin e Angel Correas në Serie A.
Ai është dëshira e madhe e italianëve, por pretendimet e kryeqytetasve për 40 milionë euro janë të larta dhe nuk mund të përballohen nga kuqezinjtë.
Në rast se dështon takimi me Atleticon, Maldini ka asin nën mëngë, Mariano Diaz. Drejtuesi i Milanit ka parashikuar dhe një takim me Real Madrid-in. Mariano u rikthye nga Lyon-i për të zëvendësuar Ronaldon, por nuk bindi.
Zidane e largon pa problem, ndërsa italianët mund të bëjnë një goditje mjaft cilësore.