MENU
klinika

Foto

Ministrja Xhaçka takim me kancelaren Merkel në Berlin

16.08.2019 - 10:13

Në krah të kancelares gjermane Angela Merkel, zëvendëssekretares së Përgjithshme të NATO, Rose Gottemoeller, ministres së re të mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, ministrja Olta Xhaçka mori pjesë në një prej ceremonive më të veçanta ushtarake, me traditë 200-vjeçare.

Gjatë ceremonisë së organizuar në Berlin, për nder të saj, ish Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, tanimë presidente e KE, i shprehu nominalisht ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka vlerësimet për rolin e saj në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe NATO, duke e cilësuar vendin tonë si një aleat të denjë.

“Gjithmonë kam admiruar rrugëtimin tënd pasi u bëre pjesë e tryezës së NATO.

Jam e lumtur që sot Shqipëria është një anëtar i denjë i Aleancës”, iu drejtua von der Leyen, ministres Xhaçka.

Kancelarja Merkel përshëndeti përzëmërsisht ministren Xhacka, me të cilën, bashkë me 200 të ftuar të tjerë ndoqën ceremoninë zyrtare të largimit nga detyra të znj. Von der Leyen dhe vijimin, në postin e ministrit të mbrojtjes së Gjermanisë të Annegret Kramp-Karrenbauer.

Znj. Ursula von der Leyen është e para grua që zgjidhet presidente e Komisionit Evropian dhe pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më datë 1 nëntor 2019.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin