MENU
klinika

“Ka fizik si Ronaldo”

Moggi sponsorizon kthimin e Ibrahimovic në Serie A

14.08.2019 - 20:13

Ish-menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, e ka krahasuar fizikun e Zlatan Ibrahimovic me atë të Cristiano Ronaldos.

Me këtë rast, ai beson tek aftësitë e suedezit për të luajtur akoma në Serie A. Pavarësisht se mbush 38 vjeç në tetor, Ibra vazhdon të dominojë lirshëm në MLS, teksa ka shënuar 13 gola në vetëm 16 ndeshje të këtij sezoni për LA Galaxy.

Në mënyrë të ngjashme, edhe Ronaldo po plaket në mënyrë të këndshme, duke shënuar 21 herë për Juventusin në Serie A, sezonin e kaluar, edhe pse i ka mbushur 34 vjeç në shkurt.

Me Ibrahimovic të kontraktuar në Amerikë deri në fund të vitit 2019, Moggi i ka bërë thirrje skuadrës italiane, Fiorentina, të mendojë të afrojë një sulmues me fizik si Ronaldo.

“Kjo do të ishte diçka jo e dobishme, por më shumë se kaq. Zlatan ka një fizik biologjik, që i lejon atij të bëjë më të mirën edhe në moshën që ka, 38 vjeç, ashtu si Cristiano Ronaldo, – tha Moggi për “FirenzeViola”.

– Ai po korr fitore kudo, madje edhe në Amerikë. Sigurisht që nuk do të jetë aq e lehtë në Serie A, por golat mund t’i shënojë kudo që luan. Nëse ai vjen te Fiorentina, edhe për lojtarët e rinj do të ishte fantastike, sepse mund të mësojnë diçka më shumë nga Ibrahimovic, që as trajneri nuk është në gjendje t’ua japë. Natyrisht, është e qartë se ai nuk është më lojtari që ka qenë”.

Ndërsa mbështeti Ibrahimovic, se mund të kishte një ndikim të madh në Itali, Moggi nuk është i bindur për Suso dhe Franck Ribery, mund të ishin të tillë: “Suso dhe Ribery kam dyshime se mund të jenë të dobishëm. Fiorentinës i duhet një lojtar me substancë, si ai”