MENU
klinika

Njeriu i momentit tek Fenerbahçe

Muriqi ‘çmend’ Turqit/ U tregon rrënjët shqiptare!

25.08.2019 - 15:14

Vedat Muriqi është sulmuesi i momentit në Turqi.

Ai është kthyer në liderin e Fenerbahçes dhe ekipi i tij fitoi ditën e djeshme me rezultatin 2-1. Kosovari realizoi 1 supergol dhe një tjetër iu anulua nga VAR-i.

Shtatlarti ka folur pas ndeshjes për mediet turke duke kujtuar rrënjët e tij shqiptare.

Ai është ngacmuar në lidhje me sjelljen e tij dhe grintën e shfaqur në fushën e lojës, ndërsa 25-vjeçari është përgjigjur me shaka:

“Jam shqiptar kokëfortë dhe më pëlqen të flas dhe të motivoj ekipin. Kur unë humbas një top vetë, atëherë dua që të ndërhyj për ta fituar sërish”.

Muriqi e ka nisur si duhet kampionatin turk me ekipin e ri të Fenerbahçes, pasi në dy ndeshje ka shënuar 2 gola.

Ai ka luajtur si titullar dhe nuk është zëvendësuar për asnjë minutë. Muriqi e mbylli me 17 gola sezonin e kaluar.