Kryeministri Edi Rama paralajmëron se në vjeshtë do të shkojë në Kuvend një ligj i ri për mbrojtjen dhe administrimin e vijës bregdetare nga shteti.
Në një postim në “Facebook” Rama publikon pamje nga operacioni që po zhvillon policia këto ditë për lirimin e hapësirave publike në plazhe dhe thotë se kjo gjë duhet të marrë fund.
Kreu i qeverisë shkruan se kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe jo abuzuesve duke nisur nga tregtarët, tek ata që zaptojnë plazhet, zyrtarët shtetërorë etj.
“Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund?
Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektorateve qendrore, qysh nga fillim korriku, po ndikon në përmirësimin situatës, por nuk mjafton?
Në vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI për mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti⚖️
Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët që nuk lëshojnë kuponët, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve?
#ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes #DerinëFund dhe në çdo drejtim?”, shkruan kryeministri.