MENU
klinika

Beteja e Anës për të motrën

Angazhimi dhe përkujdesja për Alzheimerin

07.08.2019 - 16:41

Gjatë betejës së motrës së saj me Alzheimerin, Ana qëndroi pranë saj dhe vazhdon të ndihmojë edhe sot në luftimin e sëmundjes.

Anne dhe motra e saj Xheni bënin gati gjithçka në shtëpi, që nga fëmijëria deri në moshën madhore.

Ato të dyja kujdeseshin për fëmijët dhe për njëra-tjetrën.

“Xheni ishte gjithnjë duke u kujdesur për mua dhe më tregonte se çfarë të bëja që në moshën më të hershme,” kujton Ana.

Por, gjithçka ndryshoi në vitin 2011, kur Xheni filloi të humbte kujtesën.

“Ajo e kishte shumë të vështirë të kujtonte gjërat dhe të gjente rrugën”, kujton Ana.

Ato të dyja ishin tashmë të vetëdijshme për Alzheimerin dhe demencën. Vëllai i tyre më i madh vdiq nga demenca dhe ndërlikimet që lidhen me sëmundjen e Parkinsonit në moshën 62 vjeç. Xheni pranoi të vlerësohej në moshën 64 vjeç dhe u trishtua shumë kur dëgjoi rezultatet.

Ndërsa Alzheimeri i Xhenit përparoi, Ana thotë se ajo bëri çmos për të biseduar me motrën sa më shumë që të ishte e mundur dhe ta mbante atë aktive.

“Xheni, motra ime Maria, dhe unë bënim ‘ditë vajzash’ një herë në javë. Ne luanim letra dhe lojëra inteligjence”, thotë Ana.

Me kalimin e kohës, Ana u përqendrua në bisedën me Xhenin duke ja bërë të ditur që ajo ishte akoma pranë saj.

Për Xhenin u kujdes dhe burri i saj, i cili është infermier, fëmijët e saj dhe Ana.

“Është e vështirë për këdo që merret me një familiar që ka sëmundjen e Alzheimerit”, thotë Ana.

“Ajo ishte më e madhe se unë. Pasi ajo humbi të aftësinë për të folur, dhe nuk mund të thoshte atë që kishte në mendjen e saj.”

Xheni kishte humbur të folurin , por si shumë njerëz me sëmundje, ajo ende mund të këndonte ose të bënte melodi të këndshme.

“Ndjehem sikur po kontribuoj për të gjetur një përgjigje për enigmën e madhe të trurit”– thotë Ana.

  • Këshilla për familjet e tjera

Kur Xheni vdiq në moshën 69 vjeç, Ana u shkatërrua, pavarësisht se e dinte se do të vinte dita.

Që nga ajo kohë, Ana ka vendosur të regjistrohet në studimet klinike për të ndihmuar hulumtimin e Alzheimerit.

“Në fillim hezitova të regjistrohesha, por tani jam e kënaqur që e bëra”, thotë Ana.

“Ndjehem sikur po kontribuoj për të gjetur një përgjigje për enigmën e madhe të trurit.”

Këshillat e Anës për ata që kujdesen për familjarët me Alzheimer: mos u dorëzoni.

“Kurrë mos ndaloni së ndenjuri me ta. Asnjëherë mos mendoni për një minutë që do të shkojnë një ditë. Ajo sugjeron të flasësh për kujtime familjare ose të tregosh situate të ndryshme.”

“Mbi të gjitha, të jeni në gjendje të uleni dhe të merreni me heshtjen,” shton Ana.