MENU
klinika

Pse duhet të gatuani më shpesh kunguj të njomë?

Nga kanceri kolorektal deri tek humbja e peshës

09.08.2019 - 17:02

Kungull i njomë, njohur ndryshe si kungulli jeshil përbëhet nga 95% ujë.

Kur gatuani këtë perime mos e hiqni lëkurën sepse përmban lëndët ushqyese beta-karoten,vitamina që veprojnë edhe si antioksidantë që mbrojnë qelizat nga dëmtimi i oksidimit.Më poshtë do të lexoni të gjitha aryset përse duhet ta përfshini sa më shumë në recetat tuaja të përditshme

1. Kungull jeshil është një burim i mirë i vitaminës C dhe manganit.

Gjithashtu, ai përmban magnez, vitaminë A, kalium, folate, fosfor dhe bakër. Kjo perime verore gjithashtu ka përmbajtje të lartë të acideve yndyrore të zinkut, omega-3, proteina dhe niacinë. Grave shtatzëna u rekomandohet ta përfshijnë kungullin në regjim për shkak të fibrave të tretshme, mineraleve, natriumit, aminoacideve dhe folate.

2. Ndihmon në uljen e kolesterolit

Kungull i njomë ka një përmbajtje të lartë të fibrave, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Nivelet e larta të vitaminës A dhe vitaminës C, ndihmojnë në parandalimin e arteriosklerozës, duke ulur nivelet e kolesterolit. Kungulli jeshil ndihmon trupin tuaj të largojë toksinat e tepërta.

3. Ndihmon në humbjen e peshës

Konsumimi i kungujve të njomë ju ndihmon të humbni peshë në mënyrë të konsiderueshme. Kungull i njomë është i varfër në kalori, por ju jep ndjenjën e të qenit të ngopur. Kungulli jeshil ka një përmbajtje të lartë uji dhe është i pasur me fibra, prandaj, kur konsumoni këtë ushqim, stomaku juaj nuk është bosh.

4. Shëndeti i zemrës

Kungull i njomë përmban një sasi të mirë të kaliumit, 295 miligram për filxhan, ose 8% e vlerës suaj të rekomanduar ditore. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, kaliumi mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut, sepse zvogëlon efektet e dëmshme të kripës në trupin tuaj.

Kungull i njomë gjithashtu ka përmbajtje të lartë antioksiduese dhe vitaminë C, të cilat mund të ndihmojnë në mirëfunksionimin e qelizave tuaja të gjakut, të mbrojnë nga arteriet e bllokuara dhe të ulin presionin e gjakut. Vetëm një filxhan kungull i njomë me feta ka 20 miligram, ose rreth 33% të vlerës ditore.

5. Parandalon kancerin e zorrës së trashë

Fibrat në kungullin e njomë janë ato që mbajnë larg qelizat kancerogjene nga zorra e trashë. Fibrat thithin ujin e tepërt në zorrë, mban lagështinë në lëndën e fekaleve në nivele optimale dhe e ndihmon atë të kalojë pa probleme nga trupi juaj.