MENU
klinika

Mësoni shkaqet!

Nga se shkaktohen infeksionet në hundë?

15.08.2019 - 10:04

Bakteret mund të shkaktojnë që puçrrat dhe plagë (furuncles) të formohen brenda kanaleve të  hundës (vestibula e hundës).

Infeksione të vogla në kanalet e hundës, të quajtur vestibulit nazal, mund të rezultojnë në puçrra  në bazën e qimeve të hundës (folikulit) dhe nganjëherë kore rreth hundës.

Shkaku është zakonisht bakteriet Stafilokok. Infeksioni mund të rezultojë nga kruarja  e hundës ose shfryrja e tepërt e hundës dhe shkakton kore të bezdisshme dhe gjakderdhje kur koret hiqen.

Pomacia e bacitracinës ose vaji i mupirocinës zakonisht shëron vestibulitin e hundës.

Vaji mund të ketë nevojë të përdoret për shumë javë.

Infeksione më serioze rezultojnë në infeksion (furuncles) në muret  e hundës. Në kanalet e hundës mund të zhvillohen në një infeksion të përhapur nën lëkurë (celulitin) në majë të hundës.

Një mjek shqetësohet për infeksionet në këtë pjesë të fytyrës sepse venat shkojnë  prej andej drejt në tru.

Një gjendje kërcënuese për jetën e quajtur tromboza sinusore kavernoze mund të zhvillohet nëse bakteret përhapen në tru përmes këtyre venave.

Një person me një furuncle të hundës zakonisht merr një antibiotik nga goja dhe aplikon vajin e mupirocinës dhe gjithashtu leckat e nxehta me lagështi 3 herë në ditë për rreth 15-20 minuta në të njëjtën kohë.

Një mjek mund të ketë nevojë për të trajtuar me ndërhyrje kirurgjikale infekione të mëdha ose ata që nuk i përgjigjen terapisë  me antibiotikë.