MENU
klinika

10 super ushqimet që mbrojnë trupin

Nga shëndeti i zemrës tek problemet me kockat

21.08.2019 - 15:26

Të ushqyerit shëndetshëm është një sfidë e përditshme sa e përgjithshme, me të cilën më së shumti përballemi kur për arsye nga më të ndryshmet, të ushqyerit shëndetshëm shndërrohet në një kusht e jo më një zgjedhje.

Ndaj, pse të mos kujdesemi për mirëushqyerjen tonë ditë pas dite e të përfitojmë efektet pozitive të saj gjithmonë e më tepër?

Iu rendisim këtu 10 ndër superushqimet me efektet më të fuqishme në organizmin tonë që jo vetëm do iu ngopin me vlerat e tyre ushqyese, por edhe do e thjeshtojnë rutinën tuaj të të ushyerit.

Boronicat: Të pasura me vitamina, fibra të tretshme, boronicat janë një grusht ushyes mjaft i shëndetshëm. Të shijshme dhe një ndihmesë e pashembullt për shendetin e zemrës, menaxhimin e diabetit apo kontrollin e presionit të gjakut.

Salmoni: I pasur me omega 3, salmoni konsiderohet një peshk popullor që zë vend ndër super ushqimet me efekt të fuqishëm. Acidet yndyrore që ulin presionin e gjakut dhe sasia e madhe e proteinave, e rendisin ndër ushqimet me efekt të dyfishtë, të shijshme sa të dobishme.

Bajamet: Një grusht bajamesh mjaftojnë për të siguruar një dozë yndyrnash dhe vitaminash të shëndetshme. Përtej shijes sëtyre, sigurojnë vitaminën E, kalcium, magnez.

Farat Chia: Bëjini pjesë të vakteve tuaja farat Chia. Të pasura me fibra, omega 3 ato konsiderohen një super ushqim, sidomos për vegjetarianët. Mjafton t’i shtoni ato në një smoothie apo pudding.

Kumbullat e thara: Mbase nuk janë tërheqëse në pamjetëparë, por nëse dini vlerat e tyre ushqyese pa dyshim që do i bëni pjesë të dietës tuaj. Një ndihmesë e madhe për tretjen, parandalimin e diabetit, uljen e kolesterolit, zënë vend denjësisht ndër super ushqimet.

Kale: Me gjethe ngjyrë jeshile tëerrët, Kale është një burim i pasur fibrash, hekuri dhe vitaminë K për organizmin. Me pak kalori dhe pa yndyrë, ajo mund të bëhet pjesë e pandashme e vaktevetuaja, duke e shtuar në sallata apo smoothie.

Spinaqi: Hekur, vitamina dhe minerale për organizmin tuaj. Ja ç’mund të sigurojë spinaqi. Ul presion e gjakut, ul mundësinë e prekjes nga kanceri, pra një superushqim i fuqishëm.

Veza: E pasur me proteina, vitamina dhe minerale, e pazëvendësueshme për mëngjeset tuaja. Me dy antioksidantët e saj të fuqishëm, veza e fiton statusin e saj.

Domatja: Domatja përmban vitaminë A, C, E dhe “lycopene” që është i shkëlqyeshëm për uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Molla: “Një mollë në ditë mban mjekun larg” thonë, e kjo shprehje mbase ka lindur prej përmbajtjes së lartë antioksiduese të mollës si ushqim, si frut. Molla mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga kanceri, hipertensioni, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Avokado: E pasur me yndyrna të pangopura dhe vitaminë E, fibra të tretshme, avokadot renditen ndër ushqimet super të shëndetshme.

Kungulli: Përtej shërbimit si aksesori më i përdorur në festën e Halloween, kungulli është përplot i pasur me vitaminë A dhe fibra. Ngrënia e tij ndihmon në humbjen e peshës, shikim tëqartë dhe pakësimin e rrezikut të prekjes nga kanceri. Mos ndalni së konsumuari.