MENU

Rasti “Reket”

Nis “furtuna” në M. e Veriut, zyrtari i parë që dëshmon

12.08.2019 - 18:29

Prokurorja, Elizabeta Josifovska, e cila është pjesë e PSP-së, sot dëshmoi në Prokurorinë për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me rastin “Reket”, raportojnë mediat maqedonase.

Prokurorja Speciale Publike, Elizabeta Josifovska para disa dite në publik deklaroi se ajo e kishte nënshkruar mendimin pozitiv për që ti kthehet pasaporta të dyshuarit në rastin “Perandoria”, Orce Kamçev, por se këtë veprim e kishte bërë me urdhër të Katica Janevës.

Josifovska thotë se mendimi për pasaportën e Kamçevit ishte vendim i Janevës dhe se si zëvendëse e saj, ajo ishte e detyruar ta firmosë.

“Është vendim i saj i marrë me urdhër të sa, unë e kam nënshkruar atë teknikisht në emrin e saj, ne si ndihmës të prokurores Special nuk mund t’i ndryshojmë vendimet e saj,” tha Josifovska.

Pas Josifovskës, gjatë ditës së nesërme pritet të dëshmoj edhe prokurorja, Lile Stefanova.