MENU
klinika

Studimi

Një lugë akullore në mëngjes, bën mrekulli me trurin tuaj

15.08.2019 - 17:50

Në stinën e verës akulloret janë përveçse shumë të shijshme por edhe freskuese. Ato të japin mundësinë t’i konsumosh në shije të ndryshme, gjë e cila i bën aspak të mërzitshme.

Akulloret janë të parapëlqyerat jo vetëm të fëmijëve por edhe të të rriturve.

Sipas një studimi të fundit të bërë nga një grup profesorësh në Universitetin e Tokios, është zbuluar se nëse hani një lugë të madhe akullore për mëngjes, mund të ndikojë në shpejtësinë e funksionimit të trurit.

Për të vërtetuar këtë, profesorët japonezë kryen një eksperiment me një grup personash.

Ata duhet të konsumonin çdo ditë në mëngjes 3 lugë me akullore. Pas kësaj ata duhet të përdornin kompjuterin për të realizuar një numër ushtrimesh mendore.

Pasi ky eksperiment u bë për disa ditë rresht, u vërejt se personat të cilët kishin ngrënë akullore, kishin reagime më të shpejta dhe ishin më të mirë në procedimin e informatave krahasuar me persona të tjerë të cilët nuk kishin ngrënë akullore për mëngjes.