Xherdan Shaqiri mund të ndryshojë ambient pak orë para fillimit të sezonit të ri të Premier League!
Sipas gazetës zvicerane “Blick.ch”, sulmuesi anësor i kampionit evropian mund të transferohet te skuadra franceze e Monacos.
Kjo e fundit thuhet se ka ofruar 12 milionë euro për 27-vjeçarin, i cili kohët e fundit u rikthye pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave të blerta për disa muaj.
Shaqiri deri më tani ka pasur 26 paraqitje për Liverpoolin dhe ka shënuar 4 gola në të gjitha garat.
Edhe pse duket shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që Jurgen Klopp të lërë të lirë shqiptarin, pasi është një ndër më të aktivizuar si zgjedhje e dytë gjatë një ndeshje.
Veç kësaj, “The Reds” nuk kanë kohë për një zëvendësues, pasi merkato mbyll në orën 18:00.