MENU
klinika

Po shkaqet?

Panik në Fier, zjarri i shkrumbon pyllin, rrezikohen banesat

08.08.2019 - 18:34

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një pyll në fshatin Vreshtas të Fierit, duke u përhapur me shpejtësi në pjesën më të madhe të kodrës.

Prej disa orësh situata paraqitet tepër e vështirë me flakët që përhapen me shpejtësi, duke djegur me dhjetëra rrënjë ullinj.

Por, flakëve nuk i kanë shpëtuar edhe dy banesa, të cilat fatmirësisht kanë qenë te pabanuara.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në rrezik janë edhe disa banesa të tjera, të cilat ndodhen shumë pranë zonës së zjarrit.

Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë, e cila ka nisur rreth mesditës. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse dhe efektivët e Fieri e Patosit, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Nuk dihet shkaku i zjarrit, por bëhet me dije se në të njëjtën zonë katër ditë më parë është regjistruar një tjetër vatër, por që është fikur në kohë nga zjarrfikësit.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier