Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në vendin tonë do të qarkullojnë masa ajrore të qëndrueshme.
Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët dhe me vranësira kalimtare. Në mesditë e pasdite përgjatë maleve, do të ketë zhvillim vranësirash duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 15m/s, duke u shoqëruar me valëzim 1-2 ballë. /l.m
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 20/32
Kukës 19/29
Lezhë 19/33
Dibër 17/29
Durrës 21/32
Tiranë 22/33
Elbasan 21/34
Berat 16/33
Vlorë 20/33
Korcë 17/30
Gjirokastër 15/34
Sarandë 19/32