MENU
klinika

Kundër zgjedhjeve vendore

PD protestë para bashkisë Klos, Çupi: Zgjedhjet farse

07.08.2019 - 11:35

Në një kohë kur sot zhvillohet konstituimi i këshillit bashkiak të Klosit, simpatizantë të Partisë Demokratike janë mbledhur para këtij institucioni për të protestuar.

E pranishme mes demokratëve, ish-deputetja Dhurata Çupi pohoi se ata nuk do të pranojnë pushtimin e institucioneve.

Këto janë zgjedhje farse, të paligjshme. Presidenti po tenton t’i riktheje vendit normalitetin. Presidenti po i jep shtysë zhvillimit të vendit”, -tha Çupi.

Kujtojmë se Ilmi Hoxha, që doli fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit, do të zëvendësojë Basir Çupën.