MENU
klinika

A do të ulet në tryezë me Ramën?

Përçarje e opozitës? Basha flet për herë të parë!

09.08.2019 - 12:39

Lideri i PD, Lulzim Basha ka mbajtur një konferencë për media ditën e sotme ku në fokus ka qenë sipas tij grabitja e parave publike.

Basha gjithashtu foli për herë të parë edhe për zërat që flasin se opozita ditët e fundit ka patur një ‘krisje’.

“Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës. 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese për zgjedhjet, KQZ duhet të zbatojë dekretin, mos zbatimi i ngarkon me përgjegjësi ligjore dhe penale të githë do të vihen para përgjegjësisë ligjore dhe penale. Por duhet të dallojmë vendimet partiake, për të hyrë ose jo në zgjedhje dhe shtetin e së drejtës.

Vendimi i opozitës për të mos hyrë në votimet e 30 qershorit ishte unanim e pa asnjë kundërshtim. Disa kanë bërë kërkesë për të hyrë në zgjedhje me qëllim që të detyrojnë KQZ të zbatojë dekretin dhe të mos çojnë deri në fund grushtin institucional të 30 qershorit.”, tha ai.

Basha i kërkon prokurorisë të hetojë për të gjitha veprimet pas 30 qershorit.

“Ajo që keni parë është grabitja me dhunë e pushtetit vendor. Çdo hap pas 30 qershorit është bërë në shpërdorim të detyrës dhe prokuroria duhej të kishte nisur hetimet. Zgjidhja e krizes ose do vijë përmes normave ose do të futet në një precendent të rrezikshëm. Kush do ta pengojë popullin të futet në kryeministri? Kapja me dhunë e pushtetit vendor është precendet i rrezikshëm.”

Po hidhet pare e madhe për të bërë përçarjen e PD-së dhe të opozitës. Nuk do t’ia dalin. Nuk na thyejnë presionet, gazi lotsjellës, dhe nuk do të na thyejnë një grusht mercenarësh politikë dhe mediatikë të paguar. Jane tre linjat e sulmit me paratë që Rama u grabit shqiptarëve për të përcarë opozitën. Dhemb shumë “Rama ik”, shtoi Basha.

Kreu i opozitës gjithashtu komentoi edhe zërat që flasin për një dialog mes tij dhe kryeministrit Rama.

“Ka një vendim të PD dhe nga forumet e saj, që unë i përmbahem. Ky është vendim i opozitës së bashkuar. Në koalicion ka njerëz me përvojë politike që kanë mendimet e tyre, që kanë qasje të ndryshme. vendimi është; që askush se ka vendosur në pikëpyetje këtë vendim.

E kemi marrë të gjithë së bashku. S’janë motivuar nga interesa apo qëllime të momentin apo ndjesi personale. S’ka asgjë personale. Janë shtruar qëllime politike. Përballë kemi një hajdut të certifikuar. Ka helmuar gjysmën e Tiranës për 5 muaj me gaz”, theksoi Basha.