MENU
klinika

Arrestohet fieraku

Përplasi për vdekje 24-vjeçarin dhe u largua

24.08.2019 - 13:36

Pak orë pas aksidentit me vdekje në Fier, policia ka arrestuar autorin, i cili ishte larguar nga vendngjarja.

Në pranga ka rënë shtetasi Kudret Zykaj, që sipas policisë, ka përplasur për vdekje 24-vjeçarin Flamur Tafaj.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa viktima me motor ishte përplasur nga mjeti tip “Benz”, i cili kishte përfunduar në një kanal.

Njoftimi i policisë:
Kapet dhe arrestohet shtetasi i cili aksidentoi me pasojë vdekjen 24-vjeçarin në Kafaraj. Në vijim të informacionit paraprak në lidhje me aksidentin në Kafaraj ku shtetasi K.Z duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motorçikletën e drejtuar nga shtetasi F.T, 24 vjeç, (i cili ndërroi jetë), shërbimet e policisë bënë kapjen e shtetasit K.Z i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin: K.Z, 68 vjeç, banues në Peshtan, Fier. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier