MENU
klinika

Nga Av. Ass. Prof. Dr. Jordan Daci

Përse partitë politikë promovojnë njerëz me të shkruar kriminale?

17.08.2019 - 19:48

Mendoj që arsyet janë disa sikurse vijojnë:

Partitë nuk i zgjedhin më kandidatët e kësaj kategorie, por kandidatët u imponohen partive politike të cilat i zgjedhin ato, pasi lidhja politike dhe botë e krimit, aktualisht në Shqipëri është në periudhën e saj të lulëzimit si kurrë ndonjëherë në histori.

Pastrimi i kandidatëve dhe i të zgjedhurve të tjerë, fillon së pari, nga pastrimi i partive nga njerëzit e botës së krimit.Këta njerëz janë të lehtë për t’u urdhëruar që të kryejnë gjithë veprimtarinë e paligjshme që u duhet forcave qeverisëse, pasi ato nuk kanë respekt dhe as ndonjë ndjenjë frike ndaj ligjit dhe sanksioneve të tij.

Këta njerëz, janë ata që mbushin financat e partive me paratë e aktivitetit kriminal dhe nuk kërkojnë faturë për këto shërbime, por kërkojnë poste për të rritur më shumë aktivitetin e tyre dhe për të fituar mbrojtje institucionale dhe politike.

Kryetarët e partive të ndihmuar edhe nga sistemi aktual, duan njerëz jo me integritet dhe profesionistë të cilët do t’ju thonin atyre shumë herë jo, por duan vetë shërbëtorë që nuk e njohin fjalën “jo”.

Është pasojë e drejtpërdrejtë edhe e korruptimit të elitave të vendit, të cilat janë ato që udhëheqin dhe orientojnë opinionin publik dhe mbarë vendin.

Është pasojë e rënies së dukshme të ndërgjegjes dhe moralit në shoqërinë tonë, kjo e lidhur shumë edhe me rënien e përgjithshme të nivelit arsimor dhe kulturor në masën e popullsisë tonë.

* Pjesë e shkëputur nga intervista e dhënë për Gazeta Mapo. Jordan Daci