MENU
klinika

Parashikimi i motit

Përvëluese! Rikthehet dita më e nxehtë e vitit!

12.08.2019 - 08:22

Si pasojë e masave ajrore të nxehta dhe të thata që vijnë nga Afrika, vendi ynë sot do të përfshihet nga temperatura të larta në të gjithë territorin.

Temperaturat do të jenë në ngritje duke bërë që termometri të shkojë deri në 39 gradë celcius në rang territori duke bërë që kjo të jetë një nga ditët më të nxehta të vitit.

E njëjta situatë do të paraqitet edhe ditën e nesërme.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme më 12 Gusht, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

  • Temeraturat

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 34 °C
në vendet e ulëta: 22/ 38 °Cnë vendet malore: 16 / 32 °C.

  • Era

Sot pasdite (e diel, dt.11) dhe nesër (e hënë, dt.12) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në gjithë vendin.