MENU
klinika

Mesazhi paralajmërues

“Po luajmë mendsh”! Rama nxjerr SMS-të: Vijon lufta në plazhe

07.08.2019 - 19:59

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh paralajmërues për zaptuesit e plazheve.

Duke publikuar disa mesazhe të qytetarëve në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Rama shkruan se vazhdon pa pushin lufta për çlirimin e plazheve.

Sipas kreut të qeverisë, ky sezon do të jetë i fundit me këtë hall të madh për njerëzit dhe turp të madh për vendin e për shoqërinë.

“Vazhdon papushim lufta për çlirimin e plazheve nga zaptuesit, falë edhe qytetarëve që nuk heshtin?Ky sezon do të jetë i fundit me këtë hall të madh për njerëzit dhe turp të madh për vendin e për shoqërinë?

Me ligjin e ri për vijën bregdetare, përgjegjësinë për mbrojtjen e kësaj pasurie publike, të pushuesve e të bizneseve të rregullta, pa miq nëpër bashki e pa lekë për zyrtarucët bashkiakë, do ta marrë shteti”, thekson Rama.