Manchester United ka shpartalluar Chelsea-n me rezultatin e pastër 4-0 në Old Trafford.
Ishte ndeshja debutuese e Harry Maguire dhe Aaron Wan-Bissaka, të cilët i kanë dhënë goxha siguri Djajve në prapavijë.
Ndërsa sulmi ishte i papërmbajtshëm, Martial dhe Rashford kanë qenë të papërballueshëm për mbrojtjen e Chelsea-t.
Ishte Rashford ai që zhbllokoi rezultatin me penallti pas një starti të vështirë të vendasve.
Pas golit, United mori frenat e lojës në dorë dhe në pjesën e dytë shpërthyen me golat e Martial, Rashford dhe Daniel James.
Ky i fundit debutoi me fanellën e re ë pjesën e dytë dhe festoi si i çmendur golin e tij.
Një start i mrekullueshëm i Djajve, të cilët kanë treguar se do të jenë një skuadër serioze këtë