Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka tërbuar serbët, pas një deklarate bombastike, që ka ngjallur reagime të shumta.
Duke folur për luftën mes Kroaciasë dhe Serbisë, Kitarovië ka thënë se i vjen keq që nuk ka qëlluar serbët.
E përditshmja serbe “Informer” në kopertinën e sotme ka vendosur një fotografi të presidentes me uniformë ushtarake, ndërsa hapet me citimin e saj: “Më vjen keq që nuk kam qëlluar serbët”.
Kitaroviç madje thotë që është ndjerë e penduar që nuk mori një pushkë dhe nuk ju bashkuar luftës me serbët gjata operacionit ‘Olluja’ apo siç njihet ndryshe ‘Stuhia’.
Kujtojmë se presidentja kroate është bërë qendër e vëmendjes edhe nga mediat botërore për shkak të vendimeve të saj, pamjes, gjesteve dhe shumë gjërave që karakterizojnë atë si Presidente femër.