MENU
klinika

Deklarata e Presidentit

Prokurorët me pushime/ Zhgënjehet Pendarovski

12.08.2019 - 16:57

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski foli për ngjarjet e fundit për rastin ‘Haraçi’.

Nëpërmjet një konference për shtyp ai kritikoi prokurorët për pushimet që kanë marrë.

“Unë personalisht, që prej fillimit të aferës ‘Haraçi’ e thashë qëndrimin se jam i zhgënjyer nga ajo që dëgjoja dhe bëra thirrje për hetim të shpejtë. Në vend të kësaj, ata që ishin kompetent shkuan në pushim vjetor sikur të ishte gjendje normale.

kolana e librave

Audio-incizimet që shpërndahen nëpër media nxisin zhgënjim të thellë te të gjithë qytetarët, posaçërisht ata që me vite dhe me trysni të vazhdueshme dhe kërcënime nga pushteti i kaluar protestuan për drejtësi. Revolta te qytetarët është e madhe dhe në mënyrë të plotë i arsyetuar”, tha Pendarovski.

Ai kërkoi që në mënyrë efektive të përfundojë hetimi dhe nëse ka dëshmi të akuzohen që të gjithë pa përjashtim.

Pendarovski theksoi se është i obliguar të mbrojë interesat shtetërore, qytetarët e e vendit si dhe realizimin e qëllimeve politike-strategjike siç janë avancimi drejt NATO-s dhe BE-së.