“Profesioni më i vjetër në botë!” thuhet shpesh për prostitucionin.
Ndoshta i tillë është, pasi deri më sot, përposë disa hamendësimeve të mbështetur në baza kashte, nuk ka asnjë studim që e vërteton këtë pohim hipotetik. Gjithsesi, nuk është kjo ajo çfarë dua të trajtoj sot.
“Seksi i dytë” është libri më i jashtëzakonshëm që është shkruar ndonjëherë mbi figurën femërore dhe vendin e saj në botë. Me autore bashkëjetuesen e Sartrit, Simone de Beauvoir, libri i ndarë në dy vëllime tregon gjithçka dihet për femrën dhe femrën njerëzore, e njohur si “grua”. E sigurisht, kur flitet për gruan, nuk mund të mos flitet edhe për prostitutën.
Lloji i parë i prostituave që shoqëritë primitive kanë njohur është ai i “prostitutave mikpritëse” të cilat, ndër tempuj pranë porteve, prisnin të huajt duke u marrë diçka në këmbim.
Aq popullor u bë ky fakt, sa perandorët apo drejtuesit e lartë të shteteve filluan ta kthenin këtë në biznes shtetëror. Kështu, gratë e vajzat që punonin aty, merrnin nga shteti një rrogë dhe çdo fitim, ia dorëzonin atij.
Këtë veprim e kreu Soloni i cili, me skllave aziatike, mbushi institucionin e tij.
- Në Greqi, tre ishin llojet e prostitutave:
Ato mund të personifikohen me prostitutat e sotshme, pasi punonin në shtëpi publike dhe, në të shumtën e rasteve, nuk ia dilnin as të kryenin rregullisht konsulta mjekësore.
Ato zotëronin një art, në të shumtën e rasteve bënin muzikë apo letërsi. Kështu, arrinin të magjepsnin burra të cilët ishin gati t’i ndiqnin këmba – këmbës.
Ato ishin kurtizane, kryesisht nga Korinti, të cilat krijonin lidhje me burra me pushtet e të fuqishëm dhe, shpesh herë, bashkë me to, shkonin në takime zyrtare.
Ndonëse krishtërimi e përbuz figurën e prostitutës, është Shën Agustini, ai i cili i njeh si “një e keqe e domosdoshme”. “Po të zhdukni prostitutat, do të turbulloni shoqërinë nëpërmjet shthurjes” do të thoshte ai.
I të njëjtit mendim me të është edhe “Shën Thomë Akuini” i cili thotë: “Largojini gratë publike nga gjiri i shoqërisë dhe shthurja do të turbullojë shoqërinë me çrregullime nga më të ndryshmit…”.
E për ta mbyllur, Shopenhaueri i madh thotë: “Prostitutat janë sakrificat njerëzore në altarin e monogamisë!”.