MENU
klinika

Apeli në adresë të ...

“Pse nuk keni sy për të parë?”, kësaj radhe Meta nuk po i drejtohet Ramës

03.08.2019 - 09:02

Presidenti i vendit Ilir Meta ka zgjedhur Prevallën për të pushuar. Nga aty ka postuar edhe një video teksa përshkon ujin e ftohtë, një terapi siç e quan.

Por përveç kësaj ai kësaj here ka edhe një mesazh politik. Ndryshe nga herët e tjera apeli i Metës nuk është për kryeministrin Rama, por për të tjerë që bëjnë si të paanshëm, siç edhe Meta thotë.

Nuk dimë kujt i drejtohet, por nuk është çudi që mesazhi i këtij mëngjesit të shkojë në adresë të ambasadorëve.


“Mirëmëngjes të dashur miq!
Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?
Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?
Ju uroj një fundjavë të mbarë!”

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit