07.08.2019 - 17:02
Paris Saint-Germain ka njoftuar shitjen përfundimtare e Kevin Trapp tek Eintracht Frankfurt, për shifrat 7-10 mln euro.
Portieri gjerman firmosi kontratë deri në vitin 2024 me “Shqiponjat”, me të cilët sezonin e fundit luajti në huazim.
Për Trapp është një rikthim në shtëpi, pasi në vitin 2015 PSG e bleu pikërisht nga klubi gjerman portierin.
Me këtë lëvizje, PSG qartëson strategjinë në merkato: Duhet të blihet patjetër një portier.
Buffon dhe Trapp u larguan, ka mbetur vetëm Areola, i cili nuk konsiderohet si portier i parë.
Për këtë, Leonardo është vënë menjëherë në lëvizje për të marrë shërbimet e portierit të Milani, Gianluigi Donnarumma.